120 milionë Euro është shuma që kërkon Milani për Rafael Leaon. Janë disa skuadra që janë afruar me lojtarin portugez dhe përgjigja e drejtuesve të klubit italian nuk ka ndryshuar që nga fillimi i merkatos.

Milanit e di se ai është pasuria e tyre kryesore ekonomike dhe si i tillë duan të përfitojnë nga një transferim i mundshëm këtë verë.

Interesim ka patur nga një klub saudit, i cili ka hedhur në tryezë një propozim prej 70 milionë Euro plus bonus, që mund ta çojë transferimin në 90 milionë.

Të gjithë ata që i janë afruar Milanit tashmë e dinë se operacioni nuk do të jetë i thjeshtë apo i lirë.

Ish-menaxheri i Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes, nuk është agjent i Leaos, por ai ka një marrëdhënie të mirë me lojtarin dhe po ia ofron skuadrave të ndryshme, mes tyre edhe Barcelonës.

Edhe pse në fillim të periudhës së transferimit të verës 2024 klauzola e tij ishte 170 milionë Euro, kjo referencë tashmë është zhdukur dhe kushdo që kërkon nënshkrimin e lojtarit portugez do të duhet të arrijë marrëveshje me Milanin.

Pas merkatos së verës 2023, Leo dhe Milan arritën një marrëveshje për të zgjatur kontratën që i bashkon deri më 30 Qershor 2028.

Tv Klan