Eliminimi nga Europiani nuk po kapërdihet në Portugali. Fajtor cilësohet sulmuesi Joao Felix, i cili ishte edhe autori i penalltisë së humbur kundër Francës.

Tifozët akuzojnë futbollistin e Atleticos së Madridit si shkaktar të dështimit në Euro2024 dhe kjo reflektohet edhe në veprimet që kanë bërë me imazhin e tij jashtë fushave të lojës.

Siç shihet edhe në këtë video të bërë virale në rrjetet sociale, ku gjenden të gjithë lojtarët portugez portretit të Felix i është thyer pjesa e kokës. Fakt që tregon se tifozët janë të zemëruar me 24-vjeçarin pas daljes nga Kampionati Europian.

Felix luajti në 2 nga 5 takimet e Portugalisë në Euro2024, sfida që për ironi të fatit luzitanët pësuan humbje. Në 41 ndeshje me kombëtaren, lojtari i huazuar te Barcelona sezonin e fundit ka shënuar 8 gola.

Klan News