Shqipëria luan sot miqësoren e fundit me Azerbajxhanin, ndeshja transmetohet në Tv Klan
Kombëtarja Shqiptare do të luajë sonte ndeshjen e fundit miqësore përpara se të nisë Kampionatin Europian, atë me Azerbajxhanin. Miqësorja do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Haladas Sportkompleksum” në Hungari dhe do të jetë testi i fundit i kuqezinjve për të provuar skemat e lojës. Kuqezinjtë zhvilluan të enjten seancën e radhës stërvitore...