Kombëtarja Shqiptare do të luajë sonte ndeshjen e fundit miqësore përpara se të nisë Kampionatin Europian, atë me Azerbajxhanin.

Miqësorja do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Haladas Sportkompleksum” në Hungari dhe do të jetë testi i fundit i kuqezinjve për të provuar skemat e lojës.

Kuqezinjtë zhvilluan të enjten seancën e radhës stërvitore në “Stegers-bah” të Austrisë.

Lojtarët u përqendruan në stërvitjen me top, e po ashtu morën këshilla taktike nga stafi teknik.

Më datën 8 Qershor, kuqezinjtë do të nisen për në Gjermani, si skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024, ku do të akomodohet në ‘Kaiserau Sportcenter’, ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut.

Miqësoren me Azerbajxhanin, por dhe të gjitha ndeshjet e Kampionatit Europian 2024 në Gjermani, do të keni mundësi t’i ndiqni ekskluzivisht në ekranin e televizionit Klan!

/tvklan.al