Marjan Levanti autori i plagosjes së trefishtë mbrëmjen e të premtes në Tiranë ka tentuar të vrasë veten ambjentet e paraburgimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:20 minuta të mëngjesit të kësaj të diele në drejtorinë e policisë së kryeqytetit, ku ai po qëndronte deri në kohën kur do të dilte para gjykatës.

 Sipas policisë 37-vjecari fillimisht, ka prerë batanijen e tij në rripa. Më pas ai i ka lidhur në dritaren e qelisë, por në këtë kohë është parë nga një efektiv i policisë. Në këto është ndërhyrë dhe është bërë u mundur neutralizmin i tij. Levanti më pas është dërguar në spitalin psikiatrik, ku i është nënshtruar disa vizitave mjekësore. Dyshohet se gjendja e rënduar psikologjike ta këtë çuar 37-vjecarin drejt këtij akti.

Marjan Levanti dy ditë më parë plagosi me thikë vjerrin, vjerrën dhe kunatin e tij në banesën e tyre. Motiv i këtij krimin sipas dëshmisë autorit kanë qenë ndërhyrjet e tyre në martesën e tij. Ai ka sqaruar se ishin pikërisht familjarët e gruas së tij, të cilët kishin ndikuar tek ajo për të nisur procedurat për divorcin. Bashkëshortja e tij Eleni Levanti në datën 1 dhjetor kishte dorëzuar në gjykatën e Tiranës një padi ku kërkonte divorcin.

Levanti nuk është emër i panjohur për blutë pasi na mars vitin 2013 u arrestua dhe dënua me kusht për plagosjen e Zef Gjinit . Një muaj me pas ne zonën e Unazës së Re u vra vëllai i tij Adrian Levanti me profesion boksier. Kjo ngjarja u dyshua se kishte motiv  pikërisht një hakmarrje të mundshme, por që nuk u mund te provohej.

Tv Klan