Shtatë muaj shtatzënë, por kampione Paralimpike. Jodie Grinham koleksionon medaljen e dytë në Lojërat Paralimpike, duke treguar përqendrim maksimal në gara edhe në një fazë kaq të rëndësishme të jetës.

Pasi u bë atletja e parë shtatzënë që ngjitet në podiumin e një kompeticioni të tillë, 31-vjeçarja fitoi medaljen e artë në dyshen miks të gjuajtjes me hark.

Së bashku me shokun e skuadrës, Nathan McQueen, ajo arriti të mposht çiftin iranian pas perfeksionit në raundin final.

Grinham kishte fituar më parë medaljen e bronztë, pas një rezultati të ngushtë ndaj anglezes Pine në garën individuale për vajza. 

Klan News