Performanca e mirë e Thomas Strakosha në kampionatin Europian nuk ka kaluar pa u vënë re. Portieri titullar i Kombëtares Shqiptare ka përfunduar në lupën e dëshirave të disa skuadrave të ndryshme. Së fundmi në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Monza.

Drejtori menaxhues i skuadrës italiane, Adriano Galliani pëlqen shumë cilësitë e 29-vjeçarit dhe orët e ardhshme pritet të jenë tepër vendimtare për të ardhmen e tij.

Strakosha është një njohje e vjetër në Itali pasi ka luajtur me Lazion dhe Salernitanën, teksa një rikthim do të ishte thuajse i përkryer për gjigantin e portës kuqezi. Në dy sezonet e fundit ai ka zhvilluar 6 ndeshje me Brentfordin që zotëron edhe kartonin, teksa lajm i mirë për skuadrat e interesuara është skadenca e kontratës në vitin 2026.

Për ta marrë nga Lazio, skuadra e Premier League shpenzoi 7 milionë euro, ndërsa tashmë do ishte e kënaqur për ta lënë të lirë për shifrën e rreth 4 milionë Eurove. Strakosha do ishte një zgjidhje interesante për Monzën duke qenë edhe garanci, pasi në Serie A ka bërë 164 paraqitje.

Klan News