Ashtu siç pritej Kamala Harris prezantoi në një tubim në Pensilvani të zgjedhurin e saj për nënpresident të SHBA nëse ajo fiton zgjedhjet presidenciale të Nëntorit.

Në fjalimin  si kandidat për zv/president, Walz zgjodhi të aplikojë retorikën e tij të ashpër ndaj Donald Trump, stil i cili ndër vite e ndihmoi të fitonte mbështetjen e demokratëve.

Tim Walz, kandidat demokrat për zv.president: Ai e rrëzoi përtokë ekonominë tonë. Dhe mos kujtoni se kriminaliteti ishte nën kontroll në kohën e Donald Trampit. Kujtoni vetëm krimet që ka bërë ai vetë.

Tim Walz nuk humbi kohë pasi menjëherë pas zgjedhjes së tij nga Kamala Harris , ekipi i Walz prezantoi edhe spotin e tij elektoral i cili ndalet tek  karriera e Guvernatorit të Minesotës si mësues dhe anëtar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë.

Jo vetëm kaq, por në këtë spot ai ndalet edhe tek arritjet dhe prioritet e tij në politikë duke shpresuar kështu se do të tërheqë sa më shumë mbështetës dhe do të mposhtë republikanët në zgjedhje.

Klan News