Në rënie edhe Dollari amerikan

Euro ka zbritur për herë të parë nën nivelin e 110 Lekëve. Këtë të enjte sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane u këmbye me 109.40 Lekë. Gjendur përballë sezonit veror, parashikimet tregojnë se Euro do mbetet e zhvlerësuar në raport me Lekun.

Edhe monedhat e tjera vijojnë rënien. Dollari sot këmbehet me 102.32 Lekë, ndërsa Paundi me 127.15 Lekë.

Tv Klan