Anglia nuk shkoi më shumë se sa barazimi 1-1 ndaj Danimarkës në ndeshjen e dytë të Grupit C në Euro 2024.

Skuadra e drejtuar nga Southgate zhbllokoi rezultatin pas 18 minutash  me kapitenin Heri Kejn. Por më pas, loja e “tre luanëve” u zbeh dhe ata u treguan të kursyer në portën kundërshtare.

Ndërsa skandinavët e kërkuan barazimin dhe e gjetën në minutën e 34 nga e djathta e Hjulmand-it. Në pjesën e dytë, emocionet ishin të pakta dhe rasti më i mirë ishte shtylla e Foden.

Edhe ndërrimet e bëra nga të dy trajnerët nuk dhanë asnjë efekt.

‘Tre luanët’ ngelen në krye të grupit në kuotën e 4 pikëve, ndërsa e shtyjnë kualifikimin për në raundin e të 16-ve në sfidën e fundit në grup, ku do të përballen me Slloveninë.

Finale për danezët në kuotën e dy pikëve, që do të ndeshen me serbët.

Klan News