Heqja e mundësisë për të pritur finalen e Champions League 2027 trondit jo pak futbollin italian. Në kuadër të përgatitjeve për të pritur kampionatin Europian të vitit 2032 së bashku me Turqinë, Italia rrëzikon jo pak të dështojë edhe në këtë ngjarje të rëndësishme. Federata Italiane e Futbollit ka afat deri më 31 tetor të 2026 për të ofruar projektin e saj të plotë në çdo detaj për garën evropiane. Stadiumet dhe garancia ekonomike për të mbuluar kostot është padyshim dramatike ndryshe nga Turqia, e cila është e gatshme me 13 stadiume moderne dhe që plotësojnë të gjitha kërkesat e kërkuara nga UEFA.

Problemi është ngërçi politik për këtë çështje, një problem i madh që mund të çojë gjithashtu në mohimin e një mundësie të shkëlqyer për të rritur cilësinë infrastrukturore të stadiumeve italiane. Paradoksi i San Siros është tashmë i njohur për të gjithë me Milanin dhe Interin që kanë hedhur poshtë idenë e rinovimit të objektit aktual duke kërkuar, në vend të kësaj, tokën nga komuna e Milanos të ndërtojë një pranë “Meaza”, e cila do të prishej pjesërisht dhe do të përdorej edhe për koncerte. Stadiumi i Juventusit dhe i Romës plotësojnë pjesërisht kushtet për të pritur Europianin e vitit 2032.

Klan News