Tirana dhe Elbasani, barazuan 1-1 mes tyre, në supersfidën e javës së pestë në Superligën shqiptare. Ishte një ndeshje spektakolare dhe e luftuar deri në fund, me verdheblutë që i shkuan shumë afër fitores, por shpërdoruan një penallti në fund.

Kola zhbllokoi sfidën në minutën e 23-të, duke i dhënë avantazhin Tiranës, por vetëm dy minuta më vonë, Ze Gomes, barazoi shifrat, me një lëvizje të bukur në zonë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa nuk ndryshoi as në të dytën. Portieri Selmani, shmangi humbjen e Tiranës në fund, duke pritur një penallti të Emiljano Mustës.

Ky është barazimi i pestë radhazi për Tiranën, që mban vendin e shtatë me 5 pikë, ndërsa Elbasani renditet i treti me 8 pikë. /tvklan.al