Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro pohon se në gjashtëmujorin e parë ky sektor ka sjellë 2 miliardë Euro të ardhura në arkën e shtetit ose 23% më shumë para për ekonominë. Por detyra në këtë moment suksesi nuk është ofrimi i një turizmit masiv, por ai cilësor.

Me 8.5 mln turistë u mbyll tetëmujori i këtij viti, ose e thënë ndyshe Janar – Gushti solli 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar, ku sfida është ajo e një vendi kampion për turizmin në 2030tën.

Për ministren Kumbaro, ky moment nuk është një garë me vendet fqinje që kanë traditë në turizëm, por një moment ku Shqipëria ka nisur të eci përkrah tyre, e që në vetvete i bën mirë edhe paqes dhe stabilitetit në rajon.

Tv Klan