Skuadrat e Manchester janë gati t’i ndryshojnë fytyrë stadiumeve. Nëse te United po mendojnë për një impiant totalisht të ri, tek City kanë njoftuar projektin për të zgjeruar tribunat e stadiumit “Etihad”. Ky projekt ambicioz do të sjellë kapacitetin e stadiumit në mbi 60,000 vende.

Përveç përmirësimit të atmosferës, zgjerimi i tribunës veriore synon gjithashtu të ndërtojë një trashëgimi për brezat e ardhshëm të tifozëve të Manchester City. Një numër i konsiderueshëm biletash do të rezervohen për tifozët e moshës nën 21-vjeç, duke siguruar kështu akses më të lehtë për tifozët e rinj.

Për të përmbushur nevojat e një baze të larmishme tifozësh, Niveli 1 i tribunës veriore do të ketë objekte të reja, si hapësira të përbashkëta dhe zona pa alkool. Për më tepër , projekti përfshin prezantimin e zonave të reja, ku përfshihen hapësira baresh.

Zgjerimi është pjesë e një zhvillimi më të madh që synon transformimin e Kampusit Etihad në një destinacion argëtimi, një dyqan të ri Manchester City dhe një hotel luksoz.

Klan News