Italia rrezikon por në fund ia del për të mos pritur matematikën. Kampionët në fuqi të Europës shmangën renditjen në vendin e tretë vetëm në limitet e kohës së rregullt përballë Kroacisë, duke marrë një barazim me tepër vlera.

1-1 ishin shifrat e takimit të luajtur në Lajpzig, me Axurrët që falë edhe këmbënguljes morën pikët që i jep biletën si skuadrat e dytë e grupit B. Për herë të parë, Spalletti nuk kishte asnjë futbollist të Juventusit në formacionin titullarë që nga Kupa e Botës 1998 kundër Kamerunasit.

Pjesa e parë nuk solli gola, ndërsa e dyta pa një Kroaci më kërkuese në fushën e lojës. Në të 54-ën, ballkanasit fituan një penallti, por Luka Modric u neutralizua nga Donnarumma.

Por ndërhyrja e portierit italian nuk zgjati për shumë. Kjo pasi në aksionin e atij momenti, Luka Modric kontrolloi një top në zonë dhe me të parën goditi për të kaluar në epërsi Kroacinë.

Për ish-fituesin e Topit të Artë ky gol bëri që të hyj në histori, pasi mesfushori në moshën 38-vjeç e  289 ditë bëhet lojtari më i vjetër që shënon në finalet e kampionatit Europian.

Kjo bëri që Italia të rriste volumin e sulmeve në portën e Livakoviç, por të konkretizuara vetëm në minutat e fundit. I ardhur nga stoli, Zaccagni u gjet në momentin e duhur dhe vendin e duhur, për të vendosur ekuilibrat në rezultat në të 98-ën minutë.

Një barazim me tepër vlerë, pasi kjo pikë e kualifikon Italinë në raundin tjetër, ndërsa Kroacia eliminohet, pavarësisht se në 8 ndeshjet e fundit kundër Italisë nuk ka pësuar asnjë humbje.

Klan News