PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar të dielën në orën 18:00. Në këtë mbledhje do të diskutohet për situatën politike në vend si dhe për aksionin e opozitës pas dënimit me burg të demokratit Ervin Salianji.

Kryetari i Këshillit Kombëtar do të vërë në dijeni anëtarët për vendimin e kryesisë për zhvilluar protestë kombëtare më 6 Tetor dhe për ta vijuar aksionin e tyre në qytete të tjera. Po ashtu, aksioni i demokratëve do të zhvillohet edhe në Kuvend, ku do të tentohet bllokimi i seancave parlamentare.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit Kombëtar do të japin gjithashtu edhe propozimet e tyre për ta bërë më efikas aksionin opozitar. Në fund të mbledhjes do të informohen përsëri të gjitha strukturat për diskutime në Këshillin Kombëtar dhe për të nisur përgatitjet e protestave.

Klan News