Një 72-vjeçar në Memaliaj është gjetur i pajetë nga familjarët në fshatin Zhapokikë 2 rreth orës 06:40.

Sipas policisë, i ndjeri me iniciale F.A. u gjet në një përrua në afërsi të fshatit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin  e rrethanave, shkakut dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Për rrethanat dhe shkakun e humbjes së jetës së 72-vjeçarit, do të priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

/tvklan.al