Një hulumtim i ri i kryer tregon se fëmijët pa simptoma të Covid-19 mund të mbajnë virusin për disa javë. Ekzaminimi i simptomave nuk arrin të identifikojë shumicën e rasteve të COVID-19 te fëmijët dhe zbulohet pas një kohë të gjatë.

Studiuesit bën të ditur se fëmijët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e COVID-19.

Sipas studimit, rreth 22 përqind e fëmijëve të përfshirë në studim nuk kishin shfaqur asnjë simptomë, 20 përqind ishin fillimisht asimptomatikë, por shfaqën simptoma në ditët në vijim dhe 58 përqind ishin asimptomatike në momentin e kryerjes së testit.

Përfundimet zbuluan se kohëzgjatja e simptomave ndryshonte nga tre ditë deri në tre javë. Studiuesit vunë në dukje se kishte gjithashtu një përhapje të konsiderueshme të virusit për sa kohë fëmijët ishin bartës të virusit.

Ekspertët u shprehën se secila prej gjetjeve të këtij studimi, por edhe të studimeve të kryera nga shkencëtarët në të gjithë botën është thelbësore për zhvillimin e politikave që do të ngadalësojnë shkallën e transmetimit të virusit./tvklan.al