Fishekzjarret ndriçuan qiellin në Seul ndërsa qyteti koreano-jugor mbajti Festivalin Ndërkombëtar të Fishekzjarreve. Më shumë se një milion spektatorë shijuan shfaqjen 90 minuteshe mbi lumin Han që përshkon kryeqytetin.

“Shfaqja e këtij viti ishte vërtet madhështore dhe mbresëlënëse. Unë u emocionova shumë dhe patjetër që dua të vij përsëri vitin e ardhshëm”.

Këtë vit u shtuan edhe masat e sigurisë pas tragjedisë së Halloween, dy vite më parë.

“Ne ishim dëshmitarë të asaj tragjedie, kështu që është shumë mirë të shohësh organizatorët dhe policinë duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe që kujdesen për rendin”.

Kryeministri i Koresë së Jugut kërkoi gatishmëri të plotë për të kontrolluar turmat dhe bashkëpunimin e spektatorëve që morën pjesë në këtë event të veçantë në Seul.

Klan News