Çmimi Nobel në Mjekësi i është dhënë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, dy biologë amerikanë, për zbulimin e tyre të microARN-ve dhe rolin e saj në rregullimin e gjeneve pas transkriptimit.

Ambros dhe Ruvkun ishin të interesuar se si zhvillohen lloje të ndryshme qelizash. Ata zbuluan microARN, një klasë e re e molekulave të vogla të ARN-së që luajnë një rol vendimtar në rregullimin e gjeneve.

Zbulimi i tyre novator nxori një parim krejtësisht të ri të rregullimit të gjeneve që rezultoi të ishte thelbësor për organizmat shumëqelizorë, përfshirë njerëzit”, thuhet në njoftimin e Nobel.

Ambrose kreu kërkimin në Universitetin e Harvardit. Aktualisht është profesor i shkencave natyrore në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Massachusetts. Hulumtimi i Ruvkun u krye në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe në Shkollën Mjekësore të Harvardit, ku ai është profesor i gjenetikës.

Fituesit për mjekësi zgjidhen nga Asambleja Nobel e Universitetit Mjekësor të Institutit Karolinska të Suedisë dhe marrin një shumë çmimi prej 11 milionë korona suedeze, ose 1.1 milionë dollarë.

Klan News