Izraelitët shënuan me protesta përvjetorin e parë të sulmit të Hamasit.

Një sirenë ra në orën vendore 06:29 të mëngjesit për të shënuar kohën kur militantët lëshuan raketa në Izrael vitin e kaluar. Ata vranë rreth 1200 vetë dhe morën rreth 250 pengje në Gaza.

Ma famuj izraelitë dhe fotografi të pengjeve protestuesit u mblodhën jashtë shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem.

Më vonë, familjarë dhe miq të pengjeve që mbahen nga Hamasi protestuan në heshtje në Tel Aviv për të shënuar përvjetorin e parë të sulmeve të 7 Tetorit.

Shumë prej tyre janë të zemëruar me qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu që deri tani ka dështuar të sigurojë lirimin e pengjeve.

Fati i pengjeve sot një vit pas sulmit të 7 Tetorit 2023 është më i rrezikuar se kurrë.

Në këtë përvjetor, krahu i armatosur i Hamasit, brigada Al-Qassam kërcënoi sërish për më shumë sulme të ngjashme kundër Izraelit. Në një video mesazh u shfaq zëdhënësi ushtarak Abu Obaida.

“Morali dhe gjendja shëndetësore e pengjeve të mbetur është bërë jashtëzakonisht e vështirë. Rreziqet rreth tyre shtohen dita-ditës. Si përmbledhje, fati i pengjeve të armikut është i lidhur me një vendim të qeverisë pushtuese. Kjo çështje është jashtëzakonisht serioze dhe e rrezikshme,” tha zëdhënësi i maskuar.

Hamasi shënjestroi Tel Avivin me një raketë në përvjetorin, tha grupi, duke ndezur sirenat në zonat qendrore të vendit.

Sot pas një viti luftë nga Gaza vijnë këto pamje satelitore. Ato tregojnë shkallën e jashtëzakonshme të shkatërrimit në kampet Rafah dhe Khan Younis. Imazhet nga Maji 2023 krahasuar me Gushtin 2024 zbulojnë pluhurin dhe rrënojat që mbulojnë peizazhin.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka marrë krahë nga suksesi me shkatërrimin e Hezbollahut në Liban. Në këtë përvjetor ai vizitoi monumentin “Shpata e Hekurt” në Jerusalemin e pushtuar.

“Në këtë ditë, në këtë vend ne kujtojmë të rënët tanë, pengjet tona, që jemi të detyruar t’i kthejmë”, tha Netanyahu para se të ndezte një qiri.

Palestinezët në Bregun e pushtuar Perëndimor protestuan kundër luftës. Duke brohoritur dhe duke mbajtur pankarta që lexonin “ndalo gjenocidin”, protestuesit marshuan në Ramallah në atë që e quajtën “ditë solidariteti” me banorët e Gazës.

Shumë prej tyre mbanin flamuj palestinezë dhe libanezë, ndërsa të tjerë u përpoqën t’u vinin zjarrin flamujve të Izraelit dhe aleatit të tij kryesor, Shteteve të Bashkuara.

Aty pranë, në Qalandia, një fëmijë palestinez u vra dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë një bastisjeje izraelite në kampin e refugjatëve të fshatit të hënën.

Ky përvjetor i parë e ka ndarë botë. Presidenti i ShBA-së Joe Biden kujtoi viktimat e sulmit të Hamasit me një ceremoni të ndezjes së qirinjve në Shtëpinë e Bardhë.

Në kryeqytete të tjera të botës reagimet ishin të përziera. Marshimet pro Izraelit ishin të kufizuara, ndërsa vëmendja është

Klan News