Përbërësit:

300 gr fileto gici

150 gr asparag

100 gr parmixhano

100 gr pomodorini

50 gr borzilok

3 kunguj jeshil

1 patate

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim patatet dhe lëkurat e kungujve që të ziejnë. Më pas i vendosim në mikser, shtojmë borzilok dhe i bëjmë krem.

Presim pomodorinit përgjysmë dhe i vendosim në një tenxhere me pak vaj ulliri. Shtojmë kripë, piper, sheqer kaf dhe i përziejmë. Më pas shtojmë në to gjethe borziloku dhe i lemë të ziejnë bashkë. I heqim nga soba dhe filtrojmë lëngun për ta përdorur si salcë dhe pomodorinit si reçel.

Në një tavë të vogël vendosim asparagët, i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, i mbulojmë me letër pelikul dhe i vendosim në mikrovalë për 2 minuta.  Marinojmë fileton e gicit me kripë, piper, vaj ulliri dhe i skuqim në një tigan. Më pas e fusim në furrë për 10 minuta në 190 gradë.

Vendosim në pjatë fillimisht kremin me patate dhe kungull, reçelin me pomodorini, mbi të fileton, asparagët dhe pak nga lëngu i reçelit me pomodorini.

/tvklan.al