Teknologjia që mund të identifikojë personat e rrezikuar nga ataku i zemrës në 10 vitet e ardhshme është përkrahur nga shkencëtarët.

Modeli i Inteligjencës Artificiale dallon inflamacionin e zemrës që nuk shfaqet në skanerët që kombinojnë rrezet X dhe teknologjinë kompjuterike.

Një projekt pilot i mbështetur nga NHS në Britani, po aplikohet në 5 spitale në Oxford, Milton Keynes, Leicester, Liverpool dhe Wolverhampton. Vendimi që ai të përdoret edhe në sistemin shëndetësor publik do të merret brenda disa muajve.

Krijuesi i tij, Caristo Diagnostics tha se tashmë po punon që teknologjia të mund të parandalojë infarktet dhe diabetin.

Kjo teknologji ndryshon gjithçka sepse për herë të parë ne mund të shohim procesin biologjik që nuk mund të shihet me sy të lirë të cilët paraprijnë ngushtimin dhe bllokimin e enëve të zemrës”, tha Keith Channon nga Universiteti i Oksfordit.

Pacientët që kanë dhimbje në kraharor dërgohen për të bërë skanerin i cili më pas analizohet nga platforma e Inteligjencës Artificiale, CaRi-Heart.

Një algoritëm që mund të dallojë inflamacionin dhe pllakëzimin më pas kontrollohet nga operatorët për të verifikuar saktësinë.

Kërkimet kanë treguar se inflamacioni përbën rrezik më të lartë për sëmundjet kardiovaskulare dhe sulmet akute të zemrës.

Teknologjia po vëzhgohet edhe në SHBA ndërsa është aprovuar në Europë e Australi./tvklan.al