Tekniku i City Guardiola nuk përjashton penalltitë

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, beson se skuadra e tij ka në dorë që ta mbyllë sezonin me sukses, teksa po përgatitet që të përballet me rivalët e Manchester City në finalen e FA Cup.

Tekniku holandez këmbënguli se ata nuk po i afrohen derbit me mendësinë për të prishur festën e Cityzens.

“Mendoj se kemi pasur një sezon të mirë. Por, sigurisht, ne kemi një mundësi të mirë për ta bërë këtë një sezon të shkëlqyer. Ne duam të fitojmë një kupë! Dhe kjo nuk ka të bëjë që të ndalim ata, por ka të bëjë me ne që të fitojmë. Mendoj se kemi një mundësi mjaft të mirë”.

City ka mundësinë që fitojë tripletë në këtë sezon dhe të barazojë arritjen më të madhe të ikonës së “Djajve të kuq” Aleks Ferguson.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar Premier Ligën, ndërsa më 10 Qershor luan në Stamboll kundër Interit në finalen e Ligës së Kampioneve.

Tekniku katalanas nuk e përjashtoi mundësinë që sfida të përfundojë me penallti. Ai tha se në të tilla raste, mentaliteti ka rëndësi të madhe, që në fund të festohet fitimi i trofeut.

Klan News