“Kisha besim që do fitoja dhe do kthehesha si kampion”.

Mundësi Leonardo Frrokaj u rikthye në Shqipëri si fitues i betejës më të madhe. Atë për të t’u rikthyer në jetë normale.

Frrokaj arriti të kalonte me sukses dëmtimin e rëndë që pësoi gjatë një ndeshjeje në kampionatin ballkanin ku rrezikonte të mbetej i paralizuar.

Në mbërritjen e tij në Rinas kishin dalë ta prisnin miq dhe të afërm.

Presidenti i Federatës së Mundjes Martin Biba i cili e ka ndjekur nga afër rikuperimin e sportistit e cilësoi këtë rikthim si arritjen më të madhe të mundjes shqiptare.

Leonardo Frokaj pësoi një dëmtim në vertebrat e shtyllës kurrizore në Nëntor të vitit të kaluar gjatë Kampionatit Ballkanik për 17 – vjecarë. Për 4 muaj, Frrokaj qëndroi në gjendje kome, por pas shumë përpjekjesh ia doli të ngrihet serish në këmbë.

Tv Klan