Qytetarët ankohen se qëndrojnë mbi 3 orë në radhë

Dhjetori ka rritur kërkesën për dokumentet e rinj elektronik. Thuajse në të gjitha zyrat Aleat ku kryhet aplikimi për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, ka fluks qytetarësh. Në Kamëz aplikantët ankohen se kanë kaluar mbi 3 orë në radhë.

Në radhë me orë të duhet të presësh jo vetëm për të aplikuar për dokumentet elektronik por edhe për të marr kartën e identitetit e cila shpërndahet në të njëjtën zyrë.

Orëve të pritjes nuk ju kanë shpëtuar as fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna.

Veç ardhjes së emigrantëve, fluksi në rritje për pasaportë dhe kartë  ka ardhur edhe si pasojë e përfundimit të afatit 10 vjeçar që nga nisja e procesit të dokumenteve të parë elektronik.

Tv Klan