Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ndikimi i institucioneve të specializuara shtetërore dhe Organizatave Jo Qeveritare, në luftën kundër korrupsionit. Kjo ka qenë tema e seminarit të mbajtur sot paradite nga fondacioni publik gjerman Fridrih Ebert, në bashkëpunim me kuvendin. Mungesa e plotë e kulturës demokratike, bëri të mundur që fjala demokraci, të kuptohej si anarshi. Në këto dhjetë vite tranzicioni në vendin tonë, korrupsioni la gjurmë të thella në çdo sektorë të jetës.

Në këtë seminar merrnin pjesë deputet të parlamentit, përfaqësues nga OJQ, jurist dhe përfaqësues të medias./tvklan.al