“U shkëput nga BE, por nuk vazhdon dot e veçuar nga bota”

Franca kërkon seriozitet nga Britania e Madhe për krizën e emigrantëve. Ministri i brendshëm francez Zheral Dermanë tha se zgjidhja e kësaj krize arrihet vetëm duke bashkëpunuar me Britaninë, e cila sipas tij vërtet ndryshoi rregullat për emigrantët ilegalë pas shkëputjes nga Bashkimi Europian, por nuk mund të rrijë e veçuar nga bota, pasi ka detyrime për këtë çështje.

Deklaratat i bëri pas takimit të së Dielës në Paris me ministrat e brendshëm të Gjermanisë, Holandës, Belgjikës dhe përfaqësues të Komisionit Europian. Parisi anuloi ftesën për Londrës pas irritimit që shkaktoi kushti i kryeministrit britanik Boris Xhonson që Franca të ripranojë emigrantët e ardhur nga ky vend, që kapen pasi kanë shkelur brigjet britanike.

Anulimi i ftesës bëri që ministri e brendshme e Britaninë së Madhe, Priti Patell, të thërrasë një takim urgjent më vete këtë javë me ministrat europianë, ku i ftuar do të jetë edhe ai francez. Këto zhvillime vijnë pas mbytjes të Mërkurën e kaluar të 27 emigrantëve ilegalë, shumica nga vendet e Lindjes së Mesme, në ujërat e ngushticës së Kalesë.

Tv Klan