Siç raportojnë mediat e huaja, ka shkuar në 3 numri i viktimave nga sulmi i djeshëm në Southport të Anglisë. Bëhet fjalë për 6 vjeçaren Bebe King, Elsie Dot Stancombe 7 vjeç dhe Alice Dasilva Aguiar, 9 vjeç. Alice ndërroi jetë orët e para të ditës së sotme në spital, atje ku ndodhen të shtruar edhe 7 persona të tjerë.

Mësohet se 5 fëmijë e dy të rritur janë në gjendje kritike shëndetësore. Sulmi u regjistrua në një qendër, e cila ofron kurse kërcimi për fëmijë gjatë pushimeve verore. Për këtë ngjarje policia britanike ka vënë në pranga agresorin, një 17-vjeçar nga Kardifi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Me qindra njerëz janë mbledhur sot në Southport duke u lutur për të plagosurit. Ata mbushën rrugën me lule e qirinj në nderim të 3 vogëlusheve, të cilat fatkeqësisht nuk jetojnë më…

/tvklan.al