Kjo e diel regjistroi fluks të lartë automjetesh nga zonat bregdetare drejt Tiranës, por edhe drejt pikës kufitare të Morinës.

Zonat më problematike ku qytetarët u përballën me vështirësi lëvizje, sipas policisë ishin akset rrugore Shëngjin-Lezhë-Milot, Gjiri i Lalëzit-Vorë, Rrogozhinë-Bradashesh, dhe Librazhd-Bradashesh. 

Fluks të shtuar pati edhe në rrugët interurbane Durrës-Tiranë dhe Elbasan-Tiranë për shkak të frekuentimit gjatë fundjavës të bregdetit.

Klan News