libiTragjeditë detare në detin Mesdhe nuk kanë fund.

Një varkë me mbi 250 refugjatë u fundos në orët e vona të së dielës në afërsi të brigjeve libiane.

Autoritetet flasin për mbi 200 të mbytur, mes tyre dhjetëra gra e fëmijë. Tragjedia ndodhi pak milje larg brigjeve të qytetit të Tazhuras.

Marina libiane ka një numër jashtëzakonsht të vogël të mjeteve lundruese në dispozicion.

Ndaj dhe autoritetet vendase kanë arritur të shpëtojnë vetëm 26 refugjatë, shumica sirianë.

Edhe atyre, ndihma u erdhi përmes varkave të peshikimit.

Shkak i kësaj tragjedie mendohet të ketë qenë numri shumë herë më i lartë i refugjatëve që synonin të arrinin brigjet europiane, se çishte kapaciteti i varkës.

Për një tjetër tragjedi të ndodhur të enjten në brigjet e Maltës, flet Organizata Ndërkombëtare për Emigrantët.

Kjo organizatë i referohet dëshmive të 2 palestinezëve, të cilët arritën të shpëtoheshin nga një anije luftarake italiane.

Sipas tyre, tragjedia e së enjtes i ka marrë jetën mbi 500 njerëzve.

Dy dëshmitarët thonë se anija me të cilët ata udhëtonin u fundos qëllimisht nga grupet kriminale që dërgojnë emigrantë klandestinë drejt Italisë.

Dyndjet e refugjatëve, nga zonat në konflikt të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme kanë qenë të shumta, gjatë ditëve të fundit.

Autoritetet italiane flasin për mijëra të zbarkuar gjatë këtyre ditëve në brigjet jugore.

Vetëm më 12 shtator, një anije me mbi 1700 emigrantë klandestinë nga Siria, Nigeria e madje edhe nga Bangladeshi zbarkuan në Taranto.

Në bord kishte edhe 19 gra shtatzëna.

Tv Klan