Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë. Një automjet i ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga korsia e vet dhe ka shkaktuar përplasje me një fuoristradë me targa greke.

Për pasojë është lënduar një grua dhe dy fëmijët e saj që ndodheshin në bordin e xhipit. Xhipi vinte nga Greqia dhe po shkonte drejt kryeqytetit, ndërkohë që u përballë me mjetin e ndërtimit që vinte në krah të kundërt.

Menjëherë të lënduarit janë shoqëruar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës për mjekim të mëtejshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit që mund të kishte pasoja edhe me tragjike.

Klan News