Ndërsa përpiqeshin të krijonin një material druri që t’i rezistonte ujit, shkencëtarit shpikën aksidentalisht një material tejet të zi që përthith thuajse të gjithë dritën.

Materiale të tilla janë unike sepse në vend që ta reflektojnë dritën, e përthithin thuajse të tërën duke krijuar efekte pamore mahnitëse. S’është habi që zogjtë e parajsës meshkuj në Papua Guinenë e Re kanë pendë shumë të zeza që spikatin apo që merimangat pallua dhe fluturat kanë njolla të zeza në trup.

Shkencëtarët kanë përfituar nga materiale të tilla duke u frymëzuar nga natyra. Substancat e zeza janë shumë të dobishme në shkencën optike dhe astronomi pasi pëërdorimi i tyre në pajisje të ndryshme pakëson pasqyrimin e padëshiruar të dritës dhe rrit saktësinë.

Materialet e zeza nuk janë të lehta për t’u krijuar. Standardi më i lartë është Vantablack që njihet edhe si materiali më i errët në botë sepse përthith 99.96% të dritës. Materiali u shpik në vitin 2014 nga një kompani angleze që ka patentën ekskluzive.

Deri më tani, druri nuk është përdrur në krijimin e materialeve të tilla. Por kjo mund të ndryshojë sepse  një grup shkencëtarësh nga University of British Columbia aksidentalisht shndërruan Tilia americana në një material të zi. Kjo ndodhi gjatë një eksperimenti me energjinë e plazmës për të rritur rezistencën e drurit në ujë.

Materiali i ri u quajt Nyxlon, një bashkim emrash mes Nyx, perëndeshës greke të natës dhe “xylan” që rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “dru”. Nyxlon ruan ngjyrën e zezë edhe kur lyhet me një aliazh. Struktura e Nyxlon parandalon përhapjen e dritës dhe nuk varet nga pigmenti i zi.

Edhe pse Nyxlon reflekton dritën pak më shumë se sa Vantablack, kërkuesit mendojnë se kjo do të ndyrshojë me përparimn e teknologjisë. Kërkimet e mëtejshme me aplikimin e energjisë së plazmës te druri mund të gjejnë një zgjidhje për prodhimin më të lehtë dhe më pak të kushtueshëm të materialeve të zeza.

Druri prej të cilit prodhohet Nyxlon gjendet me shumicë në Amerikën Veriore dhe mund të rritet në plantacione. Gjithashtu, prodhimi nuk kërkon kimikate dhe nuk prodhohen mbetje të lëngshme. Shkencëtarët thanë se mund të përdoren edhe lloje të tjera druri.

Në art dhe dizajn, Nyxlon mund të gjejë përdorime të shumta sepse mund të zëvendësojë drurët e shtrenjtë dhe të rrallë si ebaniti dhe palisandri apo të përdoret në argjendari në vend të oniksit të zi./tvklan.al