Shitja e Berat Gjimshitit është më shumë se një ide merkatoje në Bergamo. Oferta e mbërritur nga Katari po shtyn Atalantën që të mendojë akoma dhe më shumë largimin e kapitenit të kombëtares shqiptare.

15 milionë euro për kartonin e 31-vjeçarit kanë joshur bluzinjtë, të cilët kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e Gjimshitit. Mundësia për të fituar para nga largimi i një prej lojtarëve kryesor shihet si opsion tepër i mirë nga drejtuesit e Atalantës, të cilët tashmë kanë hedhur sytë edhe nga zëvendësuesi për Gjimshitin.

Emrat konkret për momentin janë Kevin Danso që vlerësohet me 25 milionë euro nga Lens dhe Gertruida i Fejnordit. Gjimshiti ka një kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2025 dhe rreziku për ta humbur me parametra zero po e detyron të mendojë seriozisht shitjen.

Mbrojtësi gjendet në Bergamo që prej vitit 2016 ku ka luajtur në 240 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola. Sezonin e shkuar, ai fitoi trofeun e Europa League me shiritin e kapitenit në krah.

Klan News