Njësoj si me shumë artikuj të tjerë, edhe te parfumet ekziston një pafundësi opsionesh nga alternativat më pak të kushtueshme tek ato që janë shumë luksoze.
Ndjesia e këtyre të fundit mund të jetë e vështirë për t’u krahasuar, por Harper’s Bazaar ka përpiluar një listë me parfumet më të kushtueshme që (ndoshta) janë një investim që ia vlen.
Por pse parfumet e renditura kanë një kosto kaq të lartë? Ndryshimi mes një parfumi që kushton 20 dollarë dhe një tjetri që kushton 200 apo më shumë, fillon nga dizenjimi dhe lëndët e përdorura për të përftuar aromën. Një shishe e zbukuruar me ar apo kristale dhe e krijuar nga një artizan kushton shumë më shumë. Fragrancat e shtrenjta përdorin sasi të mëdha lulesh të kushtueshme si trëndafili, jasemini dhe oud (druri më i shtrenjtë në botë).
Maison Francis Kurkdjian Baçarat Rouge 540 Extrait de Parfum – 925 dollarë
Nëse jeni admiruese të Baçarat Rouge 540 eau de parfum, versioni “extrait de parfum” është edhe më i fuqishëm. Jasemini, druri i kedrit dhe ambergrisi janë shumë më të dallueshme sepse përbrësit kanë një përqendrim 20-40%.
Shalini Parfum Jardin Nocturne Parfum – 3000 dollarë
Një përzierje e oud, jaseminit dhe shafranit, vendosur në një flakon kristali të Lalique, i cili njihet si “Le Tourbillons”. Ai përfaqëson dritën e hënës në një kopsht të errët dhe shërben edhe si zbukurim.
Roja Parfums Roja Haute Luxe – 3500 dollarë
Ky parfum përmban copëza ari ndaj është tejet luksoz. Përzierja e ngrohtë dhe pikante ndërthur nota bergamoti, trëndafili, jasemini, ylang-yland, paçuli e shumë të tjera. Kapaku i zbukuruar i flakonit është “qershia mbi tortë” e kësaj arome.
Tiziana Terenzi Assoluto Extrait de Parfum – 995 dollarë
Tiziana Terenzi është një kompani prej tre brezash që ka në fokus qirinjtë dhe parfumet, ndaj di mirë si të krijojë fragranca delikate. Aroma unike e Assoluto kombinon vaniljen, bergamotin, limonin, rrëshirën, dru të zi dhe myshkun për të krijuar një parfum që qëndron mirë te kushdo.
Krigler Chateau Krigler 12 – 635 dollarë
Parfumi floral ishte i preferuari i Grace Kelly.
Tom Ford Rose Prick Eau de Parfum Decanter – 1300 dollarë
Ky është parfumi i duhur për ata që i adhurojnë aromat florale. Përzierja e rose de mai dhe trëndafillit bullgar është frymëzuar nga kopshti privat i vetë Tom Ford.
Creed Les Royales Exclusives Jardin d’Amalfi Fragrance – 1125 dollarë
Kjo aromë është një ftesë shumë e shtrenjtë drejt brigjeve të Amalfit. Notat e qitros, mollës dhe trëndafilit janë të përsosura për muajt e verës ose për pushimet ekzotike.
Clive Christian Original Collection No. 1 Feminine – 790 dollarë
Ekspertët e Clive Christian kanë krijuar një përzierje për admirueset e aromave frutore. Një shpërthim kumbulle që përfundon me bergamot dhe pjeshkë të bardhë.
Amouage Love Tuberose Ëoman Eau de Parfum – 370 dollarë
Ky parfum rrëfen historinë e një dashurie të pakthyer. Krem shantili dhe vanilje, tuberozë, gardenia dhe dru sandali që kombinohen në një parfum të përshtatshëm për përditshmërinë sepse s’është shumë i ëmbël.
House of Bo Rosario Parfum – 365 dollarë
Nëse do ta gjykoni nga shishja e punuar në mënyrë artizanale, ky parfum ka aromë po aq të mahnitshme. Notat e forta të qitros hapen drejt floraleve dhe thahen për të shpërthyer në një aromë sensuale.
Kilian Paris Good Girl Gone Bad Perfume Carafe – 1150 dollarë
Admirueset e Good Girl Gone Bad duhet të kërkojnë opsionin “carafe”. Kajsia, lulja e portokallit dhe tuberoza ruhen në një flakon fin që mbyllet nga një kapak në trajtë topi i cili është një aliazh i gdhendur zinku, alumini, magnezi dhe bakri./tvklan.al