Bytyçi: Do ndryshojnë 7 anëtarë të kabinetit qeveritar

Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike dhe Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, ka paralajmëruar se së shpejti do të bëhet Qeveria e tretë e udhëhequr nga Zoran Zaevi, e cila do të pësojë ndryshime të caktuara kadrovike. Në një prononcim për “Utrinski Brifing”, Bytyqi tha se ekziston mundësia që të ndryshohen gjashtë deri shtatë vende të Ministrave.

“Vlerësojë se së shpejti do të kemi Qeverinë e re “Zaev 3” dhe nëse do të jenë dy, tre, pesë apo shtatë ministra që do të ndryshohen. Vlerësoj se Zaevi do të mbetet në vendimin e tij personal për t`u tërhequr. Duhet të ketë rikonceptim të Qeverisë, pa marrë parasysh nëse do të hyjë edhe ndonjë parti tjetër ose do të mbetet shumica aktuale. Vlerësoj se duhet të ketë disa ndryshime të kuadrove”

Sipas Bytyqit, në shoqëri është e pamundshme që të ketë një Kryeministër që nuk vjen nga partia fituese, përveç nëse ka qeveri teknike apo të ekspertëve. Për këtë shkak, siç ka thënë Bytyqi, tani vijon konsolidimi I partisë dhe më tutje do të ketë një mandatues të ri për Qeverinë e re.

Qeveria e parë e udhëhequr nga Zoran Zaevi ishte zgjedhur më 31 Maj të vitit 2017, kurse e dyta më 30 Gusht 2020.

Kryeministri Zaev më 31 Tetor, pas mosuksesit në zgjedhjet lokale paralajmëroi dorëheqjen nga funksioni Kryeministër dhe lider I LSDM-së. Javën e shkuar ky vendim u anulua për një kohë të pacaktuar, për shkak të konsolidimit të situatës në Qeveri dhe në vend.

Tv Klan