Dinjitet e respekt (qytetari në qendër, përgjegjshmëri e transparencë), mirëqenie (shërbime cilësore dhe më pranë banorëve në të gjithë territorin), perspektivë (Ruajtja e trashëgimisë dhe zhvillim i qëndrueshëm e Tiranës), janë këto shtyllat kryesore të platformës politike të Gerti Bogdanit për kandidimin për primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në emisonin “Opinion” në Tv Klan, Gert Bogdani ka dhënë në formë më të detajuar platformën e tij politike për Bashkinë e Tiranës.

Gert Bogdani: Kjo që kemi dhe shohim në ekran janë shtyllat e qeverisjes dhe e para është dinjtiteti dhe respekti, që do të thotë rikthimi i qytetarit në vëmendje. Respektimin e pronës private, rikthimin e ligjshmërisë dhe këtu e kam fjalën për zonat e Unazës, 5 Majit, Kombinatit, Baldushkut e kështu me radhë. Kemi sot banorë që ende nuk kanë mbaruar punë me tërmetin pavarësisht se Bashkia ka hedhur lekë pafund. Kemi sot banorë që janë ende rrugëve. Pra, rikthimi ligjshmërisë që qytetarët të jenë pranë në fokus. Kur flasim për respektimin e pronës private dhe publike. Flasim për taksa më të ulëta. Shtylla tjetër është mirëqenia, kështu që referimi i shërbimeve tek banorët dhe tek mirëqenia ka një prioritet që duhet të fillojë puna në lagje, jo thjesht në qendër. Duhet të ketë një barazi mes Tiranës dhe banorëve të Tiranës. Nëse kalon në rrethina të Tiranës, pjesa më e madhe jetojnë në Kandahar kur bëhet fjalë për ujin, dritat, rrugët. Do të ketë një prioritet në ndërhyrjet në lagje. Hapësirat brenda lagjeve sepse aty duhet të rriten fëmijët. Nuk është vetëm çështja e ndërtimeve pa leje, ka shumë zona që mund të ketë një rikualifikim, kjo do të një studim të mirfilltë. Ndërhyrje të shpejta dhe me zgjidhje të shpejta. Trafiku zgjidhet me një transport publik më efiçent, më cilësor dhe jo vetëm nga cilësia por edhe nga standardet e sigurisë që të gjithë të kenë mundësi që ta përdorin./tvklan.al