Kërkon të jetë kandidat për kryebashkiak të Tiranës

Gerti Bogdani, do të garojë përballë Belind Këlliçit në primaret që demokratët do të zhvillojnë për të zgjedhur kandidatin e tyre zyrtar për Bashkinë e Tiranës. Këta janë 2 kandidatët e parë zyrtarë, ndërkohë që priten të tjerë  emra për t’u përfshirë në këtë garë të brendshme të selisë blu.

Në daljen ku bëri publike ambicien për të kandiduar, Bogdani si pikë të fortë të tij përmendi faktin se rrjedh nga një familje e vjetër tiranase.

Gerti Bogdani:  I lindur dhe rritur në Tiranë në një familje të vjetër tiranase, me traditë dhe vlera, kam jetuar çdo ditë me dashurinë dhe ndjeshmërinë më të thellë për qytetin tonë.

Ish-zëdhënësi i PD dhe ish-kryetari i Njësisë Bashkiake nr.10 në Tiranë, Bogdani shpalosi prioritetet e programit të tij, nëse sigurisht do te jetë ai fituesi i primareve brenda partisë.

Gerti Bogdani: Sot është koha për alternativë reale për mirëqeverisjen e qytetit tonë.

Bogdani u ndal gjatë tek gjithçka që ai mendon se është bërë keq në këtë qytet në 8 vite që drejtohet nga Erion Veliaj, ku nuk ndërtohet sipas tij për të ardhmen e të rinjve, por të oligarkëve.

Tv Klan