Tv Klan ju uron gëzuar!

“E Diela Shqiptare” në Tv Klan priti së bashku me shikuesit ndërrimin e viteve. Programi më i dashur i të gjithë shqiptarëve nisi numërimin mbrapsht ndërsa në ekran u shfaqën pamje të drejtpërdrejta nga sheshi “Skënderbej” ku po ndodh shfaqja e fishekzjarreve dhe regjia e programit duke e kthyer këtë mbrëmje në një shfaqje të veçantë.

Ardit Gjebrea: Jemi gati! 10, 9, 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1! Gëzuar!

Menjëherë në studio shpërtheu festa dhe të gjithë nisën të trokisnin gotat e shampanjës. Moderatori Ardit Gjebrea uroi përmes ekranit të gjithë shqiptarët.

Në të njëjtën kohë, pati një urim edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili e priti ndërrimin e viteve me qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej”.

Erion Veliaj: 10, 9, 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1! Gëzuar Vitin e Ri Tirana! Mabrë e bekuar me dashuri dhe lumturi për çdo familje! Gëzuar!

Mbrëmja e ndërrimit të viteve është pritur me spektaklin e fishekzjarreve në qytetet e Shqipërisë. Pamjet e mëposhtme vijnë nga Shkodra, Fieri, Durrësi, Lezha, Lushnja dhe Korça.

/tvklan.al