Shqipëria do të presë Uellsin të martën në mbrëmje në Elbasan. Trajneri Ryan Gigs tha se pret një Shqipëri që do të kërkojë të kalojë humbjen me Skocinë duke reaguar në fushë. Me ekipin ka fluturuar edhe ylli i Realit të madridit Gareth Bale, por nuk dihet nëse Gigs do ta hedhë në fushë.

Ryan Gigs, trajner i Uellsit:

Është një mundësi që të provoj disa lojtarë të rinj. Pavarësisht rezultatit që do të arrijmë mund ta quaj një vit të mbarë. Ne do të synojmë për fitore, por nuk do të jetë e lehtë, pasi Shqipëria vjen pas një humbje dhe pres një reagim.

Miqësorja do të nisë në orën 20:00 dhe do të jetë ndeshja e tretë mes dy skuadrave. Ryan Gigs kthehet në Shqipëri pas 23 vitesh. Uellsi u largua me një barazim 1 – 1 nga Tirana për kualifikueset e Europianit 1996.

Ryan Gigs: trajner i Uellsit :

Nuk mbaj mend shumë nga përballja që kam patur si lojtar me Shqipërinë

.

Uellsi e mbylli në Ligën e Kombeve në vendin e dytë në grupin e tij, duke mos shkuar në fazën finale për Ligën B.

Tv Klan