Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këto dy foshnja 5 dhe 15 muajsh, janë gjetur të braktisur vetëm pak metra larg shtëpisë së foshnjës dhe spitaleve të qytetit të Korçës. Quhen Kostandin dhe Aurel dhe policia i gjeti pranë këtij shatërvani të shkatërruar. Ata ia dorëzuan motrave të Nënë Terezës dhe shumë shpejt mësuan historinë e tyre.

Nëna e tyre Zamira, pasi u nda nga burri i parë u martua me një burrë nga Tirana dhe më pas largohet për në Greqi. Atje lindën dy djemtë dhe pas disa kohësh policia helene i ktheu në Kapshticë të gjithë. Kur mbërriti në Korçë Zamirës i arrestuan burrin. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje dhe dy plagosje të ndodhura në vitin 1997, në zonën e Kinostudios në kryeqytet.

Dy djemtë e tyre, Kostandini dhe Aureli, mbetën të paregjistruar në gjendjen civile. Në këto kushte nëna u detyrua të braktiste fëmijët e saj, të cilët nuk kishte asnjë mundësi për t’i mbajtur. Tani dy vogëlushët e pafajshëm ndodhen në kujdesin e motrave të Nënë Terezës në qytetin e Korçës./tvklan.al