Pas Mario Hermoso, Roma ka gati një tjetër afrim me parametra zero në repartin e mbrojtjes. Verdhekuqtë, kanë arritur akordin me Mats Hummels.

Mbrojtësi gjerman është lojtar i lirë, pas largimit nga Borussia Dortmund dhe duke se do të vazhdojë karrierën në Serinë A.

Mediat italiane, raportojnë se Roma dhe 35-vjeçari kanë arritur marrëveshjen për të firmosur për një sezon, me një pagë prej 2.5 milionë eurosh.

Hummels pritet të udhëtojë drejt Italisë, në orët e ardhshme, për vizitat mjekësore dhe më pas do të vihet nën urdhrat e trajnerit Daniele De Rossi.

Sezoni i fundit, ishte një nga më të mirët në karrierë për Hummels, që shkëlqeu te Dortmund, me të cilët arriti deri në finalen e Ligës së Kampioneve, aty ku u mposhtën nga Real Madrid, me rezultatin 2-0. /tvklan.al