“Vijon të jetë problematike prej një jave situata në Bashkinë e Mirditës sa i takon zjarreve. Më vështirë, situata paraqitet në dy njësitë administrative, atë të Oroshit dhe Fanit, ku forca të shumta zjarrfikëse, ato të ushtrisë, por edhe ndërhyrja nga ajri nuk e kanë bërë të mundur ende normalizimin e situates”, raporton gazetari Martin Marku.

Zjarri po i afrohet fshatrave Shëngjin, Xhuxhu, dhe Petoq të Njësisë Administrative Fane në Mitditë. Për shuarjen e tij janë angazhuar 4 automjete zjarrfikëse, 40 forca lokale dhe rreth 60 forca të ushtrisë.

Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi thotë se situata është e veshtirë ku prej një jave është ndërhyrë por është vendosur një perimetër sigurie në rrugë për të mbrojtur zonat e banuara.

Që prej mëngjesit të kësaj të hëne, një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes ndodhet në terrën për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Një tjetër vatër aktive është ajo në fshatin Surroj të Kukësit, ku flakëet vijojnë të djegin pyjet që prej datës 20 Gusht.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Mbrojtjës thotë se janë raportuar 36 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar. Zjarret deri më tani nuk paraqesin rrezik për banesat, ndërsa situata po mbahet në monitorim.

Tv Klan