Sot Kosova ka qarë viktimat e terrorit më të fundit serb që me sa duket s’do jenë viktimat e fundit te saj. Në fshatin Recak trupat e 46 shqiptarëve të masakruar nga forcat jugosllave të sigurimit ishin vendosur në një xhami.

Gra dhe fëmijë ishin sot në xhaminë e fshatit për të qarë të vdekurit. Kryeprokurorja e OKB-së për krimet e luftës Luis Arbor do fillojë hetimet për vrasjen e 46 shqiptarëve. Në një deklaratë me fjalë të ashpra që dënonte vrasjet e kryera, Bill Klinton kërkoi mbledhjen urgjente të ambasadorëve të NATO-s.

Masakrën në Kosovë e kanë dënuar dhe Ollbrajt e Lamberto Dini. Funksionarë të politikës së jashtme amerikane dhe italiane, të dy anëtarë të grupit të kontaktit ngulën këmbë që faktorët të evidentohen dhe u shprehën të gatshëm për zhvillimin e një procesi dhe për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori