Gjermania barazoi 2-2 në Holandë në sfidën e dytë të Ligës së Kombeve dhe kryesojnë së bashku renditjen në Grupin A3. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e dytë me Reijnders, i cili shfrytëzoi vendosjen e gabuar të mbrojtjes gjermane. Me kalimin e minutave futbollistët e Gjermanisë u shfaqën më kërkues dhe në të 38’ Undav barazoi rezultatin.
Për sulmuesin e Stuttgart ishte goli i parë me fanelën e Gjermanisë. Para pushimit gjermanët kaluan në avantazh ku Undav dha pasimin për kapitenin Kimmich. Holandezët e mbështetur nga publiku i pranishëm në Johan Cruijff Arena rivendosën barazimin me Dumfries në fillimin e pjesës së dytë. Gjermania dhe Holanda kanë nga 4 pikë, të ndjekur nga Bosnje Hercegovina dhe Hungaria me nga 1.
Anglia që këtë sezon është në Ligën B, fitoi edhe ndeshjen e dytë, 2 – 0 ndaj Finlandës. Kapiteni Kane ishte autori i të dy golave. Anglia ka 6 pikë po aq sa Greqia që është në krye për shkak të golavarazhit dhe mundi Irlandën 2 – 0.
Tv Klan