I qartë për atë çka ndodhi, se skuadra e tij bëri vetëm një gabim, në episodin e pësimit të golit, por trajneri Sylvinho gjithsesi vlerësoi lojtarët e kombëtares.

“E thjeshtë. Ishte një ndeshje një ndeshje 50 me 50, taktike, fizike dhe ekipi që pëson gol humbet takimin. Mesfusha e tyre ishte e jashtëzakonshme. Gjeorgjia është një ekip që mbron në grup dhe sulmon shumë shpejt. Një kundërshtar të tillë është e vështirë të shënosh nëse ke pësuar gol. Ekipi ynë gjithsesi lufton dhe nuk mund t’i kritikoj djemtë”, tha Sylvinho.

Vetë futbollistët e pranuan që ishte ndeshje e vështirë, pranuan edhe gabimet. Gjithsesi morali nuk ka rënë.

“Gjeorgjia është një skuadër në rritje. E kemi parë të gjithë që e kemi vlerësuar si nga skuadrat më të forta. Duhet të bënim mirë në fushën tonë dhe më vjen keq se luajtëm mirë”, tha Hysaj.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe më vjen keq se tifozët ishin shumë sot dhe humbëm ndeshjen. Do të luftojmë deri në fund për vendin e parë”, tha Ramadani.

Në 11 dhe 14 Tetor, Shqipëria do të ketë dy ndeshje në transfertë. Të parën ndaj Çekisë në Pragë, e më pas ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi.

Tv Klan