Gjermania e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga koronavirusit Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme. Duke filluar nga data 16 Janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit.

Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni në internet një dëshmi shërimi nga Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për 10 ditë. Pas pesë ditësh, mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund të dilni nga karantina. /tvklan.al