I ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, konkurrenti i “Love Story”, Andi ka folur më shumë rreth kësaj eksperience dhe vendimin që e çoi drejt këtij rrugëtimi në këtë format dashurie.

Andi: Kjo pjesëmarrje ka qenë shumë e rastësishme. Nuk e kisha menduar asnjëherë. Kisha menduar që do të bëja shumë gjëra në jetë, por që të bëhesha pjesë e “Love Story” as nuk e kisha menduar ndonjëherë. Momentet e para kanë qenë shumë të vështira sepse ke të bësh me një emision shumë të madh dhe të shikon një publik i gjerë dhe është ai emocioni. Ditët e para kur na pyeste Alketa, dridheshim të gjithë si kur ishim në gjimnaz dhe na thoshte zysha do të çoj në dërrasë se nuk kishim lexuar, e njëjta gjë ndodhi dhe aty. Por me kalimin e kohës u mësova dhe ishte një gjë shumë e bukur. Njeriu duhet të provojë shumë gjëra në jetë. Ka shumë njerëz që na shajnë dhe shumë të tjerë që na duan. Unë i kam shumë qejf komentet negative sepse edhe nëse do të kthehemi prapa, më shtyjnë që të ecim, të kalojmë atë kufirin.

Andi po ashtu ka treguar dhe për nismën e tij mjaft humane për fëmijët në nevojë.

Andi: Të gjithë kusuret në palestër apo bakshishet të ja çojmë atyre fëmijëve. Mua nuk më pëlqen që të ju jap lekë në dorë sepse nuk e di si mund t’i përdorin dhe kam menduar që të ju blejmë rroba, ushqime dhe kam dëshirë që këtë ëmdërr ta ndaj me të gjithë shqiptarët dhe të nis një shoqatë që t’i ndihmoj./tvklan.al