Debati mbi statusin që gëzon një prej të pandehurve të bandës së Lul Berishës ka ngritur në një zë pothuajse të gjithë avokatët mbrojtës të personave të vënë në akuzë.

“Nga të gjitha dokumentacionet që ne kemi dhe nga kërkesa e prokurorit, rezulton ai i pandehur si gjithë të tjerët dhe është më shumë i ngarkuar nga të tjerët. Ky standard për këtu brenda flasim, në sallën e gjyqit, jashtë se ça bëhet janë përgjegjësi të tjera, s’duhet të pengohet nga ana juaj, ai duhet të rrijë bashkë me gjithë të tjerët.”

I pandehuri Adratik apo Dritan Coli, i cilësuar si bashkëpunëtor i drejtësisë, ka zënë vend jashtë kafazit të hekurt të rrethuar nga forcat speciale të policisë. Fare pak arrijmë të shquajmë imazhin e personit, i cili ka pranuar për prokurorët. Ruajtja e jetës së tij nga policë reflektohet dhe me gjestin kur ky i pandehur mbështetet në supin e policit.

Indrit Dokle një tjetër i pandehur ka refuzuar të qëndrojë në sallë, pasi mungesa e avokati i ka hequr të drejtën të japë shpjegime përpara gjykatës. Për të monitoruar çdo masë sigurie që garantohet në nj proces të tillë gjyqësor, në sallë kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës amerikane të cilët njihen si vizitorë të rrallë në sallat e gjyqit./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Klodian Keçi