Ka dështuar seanca e radhës për ish-pjesëtarë të ashtuquajturës banda rivale e Durrësit. Një ndërhyrje kirurgjikale në apandesit, e ka detyruar të pandehurin Lulzim Berisha të mungojë në sallë dhe të kërkojë shtyrjen e seancës gjyqësore.

Burime nga spitali “Nënë Tereza”, konfirmojnë faktin se operacioni ka dalë me sukses dhe se gjendja shëndetësore e Lulzim Berishës është mjaft e mirë. Në këtë proces penal Lulzim Berisha dhe ish-pjesëtarë të grupit të tij, të deklaruar më pas armiq qëndrojnë në një kafaz të hekurt.

Adriatik Coli, e pandehuri i penduar dhe deklaruar si bashkëpunëtor i drejtësisë u paraqit nën masa të rrepta të sigurisë. Startimi i hetimeve për këta persona është shoqëruar jashtë qelive të burgut dhe me vrasjen e tre vëllezërve Saliu, të deklaruar si armiq të Lul Berishës.

Prishja e pazareve dhe hakmarrjet mes dy grupeve rivale, çojnë në eliminimin e disa prej krerëve të tyre. Sot ata janë unë në një stol akuze brenda një burgu dhe një qelie. Për të dhënë shpjegimin lidhur me akuzat e bujshme gjatë viteve të shkuara.

Pas tre vrasjeve të djemve të familjes Saliu, siguria fizike e të pandehurit Lulzim Berisha ka kaluar në një nivel më të lartë. Qelia e tij survejohet nga disa punonjës policie si dhe mbikëqyret nga kamerat e sigurisë./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani